Telegrafi

Ndërroi jetë gjatë ndërhyrjes kirurgjike, familjarët e italianes 23-vjeçe futen në spital – rrahin brutalisht mjekët

Personeli i poliklinikës Foggie në Itali janë sulmuar dhe lënduar nga familjarët e 23-vjeçares, e cila ndërroi jetë gjatë intervenimit kirurgjik.

Vajza e re nga Cerignola ishte përfshirë në një aksident trafiku dhe me urgjencë ishte dërguar për trajtim, transmeton Telegrafi.

Pasi që mjekët nuk arritën t’ia shpëtojnë jetën gjatë intervenimit kirurgjik, rreth 50 persona u futën në spital dhe 20 prej tyre u përleshën fizikisht me kirurgët, anesteziologun dhe personelin tjetër të klinikës.

Madje një kirurg është lënduar rëndë nga grushtat dhe shqelmat  e marrë nga familjarët e të ndjerës, kurse një mjeke pati frakturë në dorë dhe pjesë tjera të trupit.

E mjekët tjerë janë mbyllur në një dhomë derisa policia italiane arriti në vendin e ngjarjes.

Madje ata kishin vështirësi ta vënë situatën nën kontroll, kurse kanë njoftuar se kanë filluar hetimet për të zbuluar identitetin e agresorëve. /Telegrafi/