Sot në orët e hershme të mëngjesit, pas një sëmundje të rëndë, ndërroi jetë gazetari i njohur Llukman Halili.
I ndjeri para luftës ka punuar gazetar në ish Televizionin e Prishtinës, në Radio Zagreb, në gazetën “Bota Sot” ndërsa së fundi ishte profesor në Universitetin e Varshavës në Poloni.
Llukman Halili ishte nga Tërnoci i Bujanocit dhe ka mbrojtur Doktoraturën në Shkencat Humane në Universitetin e Zarës në Kroaci dhe nga paslufta ka jetuar në Zvicër.
Ai është edhe bashkautor me Blerim Shalën i librit “Unë, Ramiz Alia dëshmoj për historinë” botuar nga ‘Zëri’ në vitin 1993.
Varrimi i të ndjerit do të bëhet të martën me 16 qershor 2020 në Zvicër. /Telegrafi/