Site icon Telegrafi

Ndërroi jetë i burgosuri që u rrah në Idrizovë, Prokuroria nis hetimet

Prokuroria themelore publike në Shkup ka lëshuar urdhër për zbatimin e procedurës hetimore kundër një personi për veprën penale “lëndim i rëndë trupor”.

I dyshuari, i dënuar me burg në Burgun e Idrizovës, më 31 maj ka lënduar rëndë një të dënuar tjetër. Ai e ka sulmuar fizikisht në burg me grushte dhe shkelma dhe viktima ka ndërruar jetë më 22 qershor nga plagët e rënda që ka marrë.

“Meqenëse ekzistojnë rrethana që tregojnë se i dyshuari do ta pengojë procedurën penale duke ndikuar te dëshmitarët dhe ekziston rreziku që ta përsërisë veprën penale, prokurori publik i ka paraqitur propozim gjyqtarit të procedurës paraprake nga Gjykata Themelore Penale Shkup për caktimin e masës së paraburgimit”, thonë nga Prokuroria.

Exit mobile version