21 vjeçari nga Shkupi, i burgosur në burgun e Idrizovës mbrëmë ka ndërruar jetë, njoftojnë nga Ministria e Punëve të Brendshme.
Të dënuarit tjerë që kanë qenë në një dhomë me tanimë të ndjerin A.R (21), rreth orës 20 e kanë gjetur pa ndjenja, ku pas kësaj me Ndihmën e Shpejtë është dërguar në Klinikën për Toksikologji ku edhe kanë konstatuar vdekjen.
Pas urdhërit të prokurorit publik trupi është dorëzuar për obduksion./Telegrafi/