Site icon Telegrafi

Ndërroi jetë biçiklisti i aksidentuar në Draçevë (Foto, +16)

Sot rreth orës 15:00 në lagjen Draçevo në Shkup ka ndodhur një aksident ku është lënduar rëndë një biçiklist i cili para pak çastesh ka ndërruar jetë në spital, shkruan Telegrafi Maqedoni.

Bëhet fjalë për personin N.M (30 vjeç) nga fshati Pintija e rrethinës së Shkupit.

I ndjeri tashmë është dërguar në Qendrën Klinike emergjente në Shkup por nuk ka mundur që t’i mbijetojë lëndimeve të mara nga përplasja.

Policia e ka konfirmuar rastin dhe ka njoftuar se shkaktuesi i incidentit I.I (1956) nga fshati Çiflik e ka pranuar fajin dhe se ndaj tij janë marrë të gjithë masat e duhura ligjore. /Telegrafi/

 

Exit mobile version