Kryesuesi i Kuvendit Komunal të Obiliqit, Adem Preniqi ka ndërruar jetë këtë të diel.
Lajmin për vdekjen e tij e ka konfirmuar kryetari i kësaj komune, Xhafer Gashi përmes një postimi në Facebook.
“Me dhimbje të madhe pranuam lajmin se sot ndërroi jetë profesori dhe Kryesuesi i Kuvendit Komunal të Obiliqit, Adem Preniqi. Lajmi për vdekjen e tij na ka prekur pamasë të gjithëve”.
“Humbja e një njeriu të tillë, është humbje e madhe parasëgjithash për familjen, për Komunën dhe për shoqërinë në përgjithësi. Profa ishte shembull me sinqeritetin, afërsinë, guximin dhe vendosmërinë për të vepruar në të mirë të vendit. Familjes, ju shpreh ngushëllimet më të thella duke ju uruar forcën dhe durimin për të përballuar këtë dhimbje. U prehsh në paqe Profë!”, ka shkruar Gashi.