Site icon Telegrafi

Ndërroi jetë 76-vjeçari nga Prilepi pas lëndimeve nga zjarri

Një person ka ndërruar jetë, si pasojë e lëndimeve të marra nga zjarri i cili gjatë ditës së shtunë ka shpërthyer në një shtëpi në fshatin Erekovci të Prilepit. Zjarrfikësit e Prilepit, më 3 qershor, në ora 12:34 kanë marrë një telefonatë për një zjarr në një shtëpi në fshatin Erekovci, të cilët kanë intervenuar me dy automjete dhe pesë zjarrfikës, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Sipas komandantit në detyrë në Njësinë kundërzjarrit në Prilep, në zjarr ka humbur jetën 76-vjeçari D.N i cili nuk mund të lëvizte. Djali i tij, dy orë para se zjarri të shpërthejë, kishte dalë jashtë shtëpisë.

Mjekët e ndihmës emergjente e kanë konfirmuar vdekjen dhe inspektim në vendin e tragjedisë kanë kryer ekipi i policisë së Prilepit dhe Prokuroria Themelore Publike, për të përcaktuar shkaqet e zjarrit dhe vdekjen e 76-vjeçarit./Telegrafi/

Exit mobile version