Telegrafi

Ndërrohet mbulesa e Qabesë, u qëndis me 120 kilogramë fije ari dhe argjendi (Foto)

Sot, në ditën e Arafatit kur rreth dy milionë haxhinjë shkojnë në Arafaty, pas namazit të sabahut është ndërruar mbulesa e Qabesë.

Për mbulesën e cila prodhohet në një fabrikë në Mekë, përdoren rreth 700 kilogramë mëndafsh të pastër dhe 120 kilogramë fije të arit dhe argjendit.

Ajo përbëhet nga katër pjesë dhe është e gjatë 47 metra, ndërsa mbi të gjenden ajete dhe lutje të përpunuara me ar dhe argjend. /anadolu agency/