Site icon Telegrafi

I ndërrohet kahja e qarkullimit rrugëve “Rexhep Mala” dhe “Ukë Bytyqi” në Prishtinë, qytetarët ende të painformuar

Që nga e hëna shoferët e automjeteve janë duke e ngatërruar kahjen e drejtimit në rrugët “Rexhep Mala” dhe “Ukë Bytyqi” në kryeqytet, kjo pasi i është ndërruar drejtimi njëkahësh.

Telegrafi ka marr ankesa nga qytetarët për mos informim për ndërrimin e kahjes së këtyre rrugëve nga Komuna e Prishtinës, respektivisht nga Drejtoria e Shërbimeve Publike.

Meqenëse qytetarët nuk janë të informuar për ndërrimin e kahjes së rrugëve, ata janë duke i ngatërruar ato duke krijuar rrëmujë në komunikacion.

Telegrafi ka telefonuar zyrtarë të komunës lidhur me këtë çështje, por të njëjtit nuk janë përgjigjur.

Ndërkaq, rrugës “Rexhep Mala” nga pjesa përballë Mensës së studentëve i është ndaluar qarkullimi dhe qytetarët me automjetet e tyre mund të kalojnë nga pjesa ku lidhen me rrugën “Gazmend Zajmi”, apo ish-rruga e “Dubrovnik-ut”.

Më poshtë mund të shihni fotografitë nga rruga “Rexhep Mala”, përballë Mensës së studentëve, së cilës i është ndërruar kahja e qarkullimit. /Telegrafi/

Foto: Ridvan Slivova
Foto: Ridvan Slivova

 

Foto: Ridvan Slivova
Exit mobile version