Disa minuta para fillimit të ndeshjes, Milan dhe Shkëndija kanë shkëmbyer edhe fanellat mes vete.
Ka qenë trajneri i Shkëndijës, Qatip Osmani që i ka dhuruar fanellën kuq e zi homologut të Milanit i cili gjithashtu ia dhuroi fanellën e parë të ‘Rossonerëve’.
Ky shkëmbim i fanellave është pritur mjaftë mirë nga tifozët e pranishëm në stadium të cilët kanë duartrokitur.
Shkëndija shpreson të nxjerrë rezultat të mirë para ndeshjes kthyese që zhvillohet në Shkup. /Telegrafi/