Telegrafi

Ndërrimi i orës, BIK tregon ndryshimet për kohën e iftarit dhe syfyrit

Bashkësia Islame e Kosovës ka njoftuar se me ndërrimin e orës ndryshon edhe koha e syfyrit, iftarit dhe faljes së namazeve.

Ora do të ndërrohet sonte për 60 minuta, transmeton Telegrafi.

“Duke filluar nga mesnata e sotme bëhet ndërrimi i orës. Ora sonte do të ndryshohet për 60 minuta, andaj rrjedhimisht edhe orari i syfyrit, iftarit dhe faljes së namazeve do të ndryshojnë. Për kohët e syfyrit, iftarit dhe namazit ju lutem informohuni nga takvimi zyrtar i Bashkësisë Islame të Kosovës”, thotë BIK.

Lexo po ashtu Nga e diela fillon llogaritja verore e kohës  

BIK bën të ditur se kohët e namazit për nesër e diele do të jenë Syfyri / Imsaku: 4:37; Lindja e Dielli 6:13; Dreka 12:43;  Ikindia 16:17; Iftari / Akshami 19:08 dhe Jacia: 20:41.

[related-to url=”https://telegrafi.com/publikohet-vaktia-e-ramazanit/”

Muaji i madhërishëm i Ramazanit ka nisur më 11 mars. Kurse, dita e fundit e Ramazanit është më 9 prill, ndërkaq dita e parë e Fitër Bajramit është më 10 prill, ditë e mërkurë.

Ramazani është muaji më i zgjedhur dhe më i rëndësishmi për të gjithë myslimanët. Muaji në të cilin është urdhëruar agjërimi dhe në të cilin filloi zbritja e Kur’anit të madhërishëm.

Çdo besimtar i sinqertë e pret me gëzim Ramazanin, duke shpresuar në mëshirën dhe faljen e Allahut. Është koha kur zakonet dhe detyrimet tona jetësore ua nënshtrojmë momenteve kur fillojmë agjërimin dhe kur bëjmë iftarin./Telegrafi/