Telegrafi

Ndërrimi i Note 7 fillon më 21 shtator

Nëse jetoni në Amerikë dhe e keni dorëzuar Galaxy Note 7, me siguri jeni hamendësuar se kur Samsung do të fillojë të jap zëvendësimet. Si duket, nuk keni nevojë të pritni gjatë. Samsung sapo ka njoftuar se blerësit e Galaxy Note 7 do të kenë pajisjen e tyre zëvendësuese deri më 21 shtator.

Në rast se nuk keni dëgjuar, Samsung ka tërhequr nga tregu Galaxy Note 7 për shkak se janë raportuar disa raste ku bateria e pajisjes ka eksploduar për shkak të nxehtësisë së madhe që ka marrë. Ky problem është raportuar të jetë shkaktuar si pasojë e gabimeve në prodhim të pajisjes.

Pronarët e Galaxy Note 7 mund të ndërrojnë pajisjen e tyre me një pajisje të re Note 7 ose mund t’a shkëmbejnë atë me një Galaxy S7 Edge ose S7 dhe të marrin një shumë të hollash si rimbursim.

Samsung ka deklaruar për Recode se vetëm 130,000 pajisje Note 7 janë kthyer për t’u zëvendësuar deri tani.