Ish-kryenegociatorja e Kosovës në bisedimet me Serbinë, Edita Tahiri, ka reaguar pasi SHBA dhe Gjermania ia kanë bërë të ditur presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, se ideja e ndryshimit të kufijve ka marrë fund.
Ajo në një shkrim në Facebook ka drejtuar kritika ndaj presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, atij të Serbisë Aleksandar Vuçiq, dhe kryeministrit të Shqipërisë Edi Ramën si shtytës të idesë për ndryshimin e kufijve.
“Tash kur Amerika dhe Gjermania i thanë Serbisë se s’ka BE pa e njohur Kosovën e plotë, kjo treshja famëkeqe që luajti lojën e rrezikshme te kufijve, a thua kah do t’ia mbaj…”, shkruan Tahiri.