“Dyshja në fjalë do të ketë të drejtë loje në xhiron e radhës pas kompletimit të dokumentacionit konform nenit 47, alineja 2, e rregullores për regjistrimin në FBK dhe kryerjes së obligimeve financiare.
Regjistrimi i këtyre basketbollistëve ka bërë që dyshja John Pack dhe Tray Hampton, të çregjistrohen dhe të lirohen nga klubi”, shkruan në komunikatën e lëshuar në faqen zyrtare të FBK-së. /Telegrafi/