Ky është ndryshimi i fundit të cilin e ka sjellë presidenti i vendit Raul Castro qëkur ka trashëguar këtë post nga vëllai i tij Fidel Castro.
Bija e Raulit, Mariela, është në krye të Qendrës kombëtare për edukim seksual e kundërshton ashpër këtë politikë të re.
Ministri i shëndetësisë Jose Ramon Balaguer ka nënshkruar urdhëresën me të cilën aprovohen ndryshimet e gjinisë të cilat edhe do të janë pa pagesë.
Operacionet do të kryhen nga një klinikë speciale, mirëpo ende nuk dihet se kur do të fillojë punën.
Operacioni i parë i ndërrimit të gjinisë në Kubë është kryer në vitin 1988, por më pas janë ndaluar për shkak të qëndrimit negativ të publikut.