Site icon Telegrafi

Ndërptitet diskutimi për emërimin e prokurorit të ri publik

Kuvendi i Republikës së Maqedonisë përfundoi diskutimin për pikën e shpalljes së konkursit publik për emërim të prokurorit publik të Republikës së Maqedonisë, pasi që u shter lista e të paraqiturve për diskutim. Me këtë, kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi e ndërpreu seancën dhe tha se deputetët do të informohen në lidhje me atë se kur do të jetë vazhdimi i seancës së ndërprerë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Edhe në pjesën e pasdites së diskutimit për shpalljen e konkursit për emërim të prokurorit të ri publik të Republikës së Maqedonisë kërkuan të shtyhet kjo pikë pas zgjedhjeve lokale dhe të respektohet mendimi i Komisionit shtetëror për parandalim të korrupcionit, sipas të cilit të gjitha veprimet për shkarkim dhe emërim të bartësve të funksioneve publike duhet të ndërpriten deri në përfundim të zgjedhjeve.

Sipas tyre, e tërë kjo procedurë është joligjore sepse, siç thanë, sipas Rregullores së zgjedhjeve deri në përfundim të zgjedhjeve në vend nuk guxon të kryhen as shkarkime, e as punësime të reja.

Qëndrimi i shumicës parlamentare është se nuk është thyer asnjë ligj në procedurën për shkarkimin e prokurorit publik Marko Zvërlevski dhe i rikujtuan kolegët e opozitës se në vitin 2013 kur janë caktuar zgjedhje më 11 janar, veçmë me datë 21 janar,pra për afat prej dhjetë ditësh pas shpalljes së zgjedhjeve është emëruar pikërisht Zvërlevski për prokuror publik dhe pyetën se për çfarë arsye atëherë nuk kanë reaguar./Telegrafi/

Exit mobile version