Lajmet të fundit nga Greqia janë për t’u befasuar. AEL Larissa ka konfirmuar se bisedimet me kapitenin e Armenisë, Varazdat Haroyan janë suspenduar.
Specifikisht, kjo gjë kishte ndodhur përmes një mesazhi të dërguar te lojtari nga presidenti i klubit Alexis Kougias.
Haroyan kishte pranuar një thirrje që nuk mund ta refuzonte. 28-vjeçari i është bashkuar ushtrisë së Armenisë për t’u mobilizuar në luftën kundër Azerbajxhanit, pas incidenteve që kanë shpërthyer në regjionin Nagorno – Karabak.
Varazdat Haroyan's transfer to #AEL is cancelled!
His agent informed the club owner Alexis Kougias by text that due to the current events in Artsakh, the 28 year old centre-back is called up to serve for the Armenian army. #SLGR pic.twitter.com/6gTCY4QxMI
— Hellas Football (@HellasFooty) September 29, 2020
Në Greqi kanë mbetur të befasuar nga anulimi i transferimit, derisa Haroyan nuk është më kapiten i kombëtares së Armenisë.
Afro 100 persona, përfshirë këtu edhe civilë, janë vrarë në konfliktin mes Azerbajxhanit dhe Armenisë ditën e diel.
Nagorno – Karabak, është një regjion në pjesën e Azerbajxhanit, mirëpo që pjesa më e madhe e banorëve janë të nacionalitetit armen.
Ishte pushtuar nga Azerbajxhani në luftën e vitit 1990, mirëpo asnjëherë nuk ishte njohur si territor i tyre. /Telegrafi/
Unbelievable! #AEL had agreed terms with Varazdat Haroyan but the deal collapsed because the player has to go to the war of Nagorno-Karabakh.
— Greek Football (@greekfootball_) September 29, 2020