Telegrafi

Ndërpritet seria e fitoreve të Interit (Video)

Pas tri fitoreve radhazi në Serie A, Interi është ndalur nga Bologna me rezultat 1-1.

Skuadra e drejtuar nga Frank de Boer ishte më e mirë në këtë takim, por nuk ishte konkret para portës kundërshtare.

Goli i parë në këtë takim erdhi nga mysafirët me anë të Mattia Destros në minutën e 14-të, e gjitha kjo pas një topi të humbur në mesfushës nga Geoffrey Kondogbia.

Por, vendasit u përgjigjën më minutën e 37-të me një gol të bukur nga Ivan Perisic, i cili u asistua nga Antonio Candreva dhe me rezultat 1-1 u mbyll pjesa e parë.

Pjesa e dytë ishte me rast nga të dy anët, posaçërisht nga Nerazzurrët, por portat mbetën të paprekura. Vlen të theksohet se në këtë takim nga minuta e parë luajti edhe mesfushori shqiptar Blerim Xhemaili.

Pas këtij barazimi Interi vazhdon në pozitën e tretë me 11 pikë, ndërsa Bologna në të shtatën me një pikë më pak.

Ndeshja e ardhshme e skuadrës nga Milano është ndaj Romës, kurse Rossoblu luajnë kundër Genoas. /Telegrafi/