Site icon Telegrafi

Ndërpritet seanca për akset rrugore Milladinoc-Shtip dhe Kërçovë-Ohër

Deputetët e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, sot pasdite në seancën e 16-të e miratuan rendin e ditës në të cilin pikë e vetme është Propozim ligji për ndryshim dhe plotësim të Ligjit për realizim të projekteve infrastrukturore për ndvrtim të aksit rrugor Milladinoc – Shtip dhe Kërçovë – Ohër, me procedurë të përshpejtuar, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Kryetari i Kuvendit të RM, Talat Xhaferi e ndërpreu seancën, dha pauzë prej 1 orë dhe i angazhoi komisionet amë të shprehen në lidhje me pikën e propozuar.

Xhaferi paralajmëroi se nga ora 17 deputetët do të diskutojnë për tre pika nga seanca e 17-të, për të cilën tha se është urgjente sepse duhet të konstatohet mandat për deputet të ri në vend të Bilal Kasamit, më pas emërim i anëtarit të KSHZ-së, për çka nevojiten dy të tretat e votave dhe emërimi i zëvendës guvernatorit të Bankës Popullore të RM./Telegrafi/

Exit mobile version