Dje dështoi që të merret ndonjë vendim në komisionin për emërim dhe zgjedhje në Kuvendin e Maqedonisë, duke e lënë që vendimi të merret sot, shkruan Telegrafi Maqedoni.
Për sot ishte planifikuar që të mbahet seancë e këtij komisioni nga ora 12 por një gjë e tillë nuk ndodhi.
Seanca është caktuar në ora 15 e 30, duke lënë hapësirë për ripozicionim të vendimeve.
Dje u vendos që partitë të përfaqësohen nga Ilija Dimovski (OBRM-PDUKM), Oliver Spasovski (LSDM), Talat Xhaferi (BDI) dhe Afrim Gashi (Lëvizja Besa).
Në këtë komision OBRM-PDUKM do të ketë gjashtë anëtarë, LSDM do të ketë pesë anëtarë ndërsa BDI dhe Lëvizja Besa do të kenë nga një anëtar. /Telegrafi/