Telegrafi

Ndërpritet puna në Pallatin e Drejtësisë

Sindikata e Judikaturës e Gjykatës Themelore në Prishtinë në mbledhjen mbajtur  ka vendosur unanimisht për ndërprerjen e punës në Pallatin e Drejtësisë, për shkak të kushteve të këqija te punës, përkatësisht  mungesë e oksigjenit, ku si  pasojë disa punëtorë kanë pasur probleme shëndetësore.

Punonjësit  e kësaj gjykate vendosen se nga e marta (29.03.2016), do të ndërprenë punën nga dy orë në ditë, prej orës 13 deri në ora 15.

“Kjo formë e protestës do të vazhdojë deri në riparimin e sistemit të ajrosjes në këtë objekt.  Nëse organet kompetente nuk marrin masa në plotësimin e kësaj kërkese, punonjësit paralajmërojnë ndërprerje totale të punën në ndërtese. Protestës i janë bashkangjitur institucionet tjera të akomoduara në Pallatin e Drejtësisë si Gjykata Supreme, Gjykata e Apelit,  Prokuroria e Apelit dhe ajo Themelore”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/