Site icon Telegrafi

Ndërpritet procesi i rivlerësimit, Llalla jashtë Vettingut

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka ndërprerë procesin e rivlerësimit për Adriatik Llallën.

Trupa gjykuese me kryetar Roland Ilia dhe anëtar Pamela Qirko e Olsi Komici mori vendimin pasi mori dijeni për dorëheqjen e subjektit të rivlerësimit, Z. Llalla.

“Pasi mori dijeni për dorëheqjen e subjektit të rivlerësimit, z. Adriatik Llalla, më datë 12.02.2018, në zbatim të nenit G të Aneksit të Kushtetutës, vendosi ndërprerjen e procesit të rivlerësimit për subjektin e rivlerësimit, Adriatik Llalla.
Vendimi do të publikohet në faqen zyrtare të internetit të këtij institucioni në zbatim të afatit të përcaktuar në nenin 55/7 të ligjit nr. 84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, thuhet në njoftimin e KPK-së.

Pak ditë më parë, Llalla informoi Presidentin se heq dorë nga e drejta për t’u emëruar si gjyqtar Apeli.

Ndërsa Departamenti Amerikan i Shtetit një ditë më parë bllokoi hyrjen Llallës në SHBA dhe familjes së tij. /Telegrafi/

Exit mobile version