Site icon Telegrafi

Ndërpritet procedura për dhënien e lejes për ofertë për ”Makpetrol”

Në seancën e sotme të Komisionit për letra me vlerë, u soll konstatimi për ndërprerjen e procedurës së ngritur për Kërkesën për dhënie leje për ofertë për marrjen e ”Makpetrol” nga ana e ”Balkan Petroleum Holding Limited”, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Procedura është ndërprerë për të zgjidhur çështjen e mëparshme që është në një organ tjetër shtetëror përgjegjës. Procedura për kërkesën e ”Balkan Petroleum Holding Limited” do të vazhdojë pas zgjidhjes së kësaj çështje në organin tjetër shtetëror përgjegjës./Telegrafi/

Exit mobile version