Procesi i vaksinimit sot nuk është duke vazhduar në sallën “1 Tetori”, kjo për shkak të festës së Fitër Bajramit.
Në njoftimin e dërguar nga MSH-ja për orarin e vaksinimit, thuhet se vaksinimi do të vazhdojë të premten.
Vaksinimi do të fillojë nga ora 08:00 e do të zgjasë deri në orën 19:30 dhe do të vaksinohen personat e moshës mbi 65 vjeçare. Prioritet thuhet se do të kenë ata që janë regjistruar në platformën e-Kosova.
Për banorët e kryeqytetit, vaksinimi do të bëhet në sallën “1 Tetori”, derisa nëpër komunat e tjera, vaksinimi do të kryhet nëpër Qendrat e Mjekësisë Familjare.
I njëjti orar i vaksinimit do të jetë edhe për ditën e shtunë. /Telegrafi/