Site icon Telegrafi

Ndërpritet ndeshja Prishtina-Trepça për shkak të përleshjes

Në palestrën e Pallatit të Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë, si gjithmonë kishin ardhur një numër i madh i Plisave për ta mbështetur ekipin e tyre të zemrës.

Çereku i parë u përcjell me një lojë shumë të ngurtë dhe mbrojtje të ngjeshura të të dyja skuadrave. Prishtina e përfundoi këtë çerek me një pikë epërsi, 11-10.

Çereku i dytë ishte diç më i shpejtë se i pari dhe të dy skuadrat filluan të sulmojnë më shumë. Edhe pse Trepça u tregua më e organizuar dhe më kompakte, bardhekaltërit nuk e lëshuan epërsinë e tyre, 28-24.

Pikërisht kur loja filloi të bëhej më interesante edhe Trepça doli në epërsi 34:35, disa tifozë të Plisave hynë në fushë në tribunën e mysafirëve dhe filluan të përleshen me disa shikues të Mitrovicës, të cilët nuk ishin prej Torcidave.

Plisat përpos që i goditën me çka mundën këta tifozë, disa prej tyre iu vërsulën edhe bankës së lojtarëve të Trepçës dhe njëri prej tyre ia hodhi një karrige njërit prej basketbollistëve i cili e morri karrigen dhe e goditi tifozin prapa.

Kjo ndeshje me gjasë do të regjistrohet si fitore me rezultat zyrtar 20-0 për Trepçën. Për këto përleshje priten dënime të ashpra nga Federata e Basketbollit të Kosovës.

Rezultatet e xhiros së 18-të:

RTV 21 – Drita 98-80
Peja – SigKos Bashkimi 81-76
Kosova (V) – Vëllaznimi, është shtyrë
Sigal Prishtina – Trepça, është ndërprerë.

/Telegrafi/

 

Exit mobile version