Site icon Telegrafi

Ndërpritet marrja në pyetje e Goran Grujovskit, i dyshuari kryesor në lëndën ”Fortesa”

Gjykata Penale në Shkup bën të ditur se është ndërprerë marrja në pyetje e të dyshuarve të lëndës ”Fortesa” për shkak të kërkesës së PSP-së që të ndrërrohet gjykatësja e procedurës së mëhershme, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Kjo nënkupton se Goran Grujovski nuk do të merret në pyetje sot, ndërkaq kryetari i Gjykatës duhet të vendosë brenda tre ditësh, nëse do të pranojë kërksën e PSP-së.

Sipas Tv Nova, PSP-ja kërkon ndrërrimin e gjykatëses Aleksandra Pop-Stefanija, nga lënda ”Fortesa”, për shkak të lidhjeve që ka bashkëshorti i saj me OBRM-PDUKM-në./Telegrafi/

Exit mobile version