Site icon Telegrafi

Ndërpritet mandati i deputetëve që u zgjodhën kryetarë komunash në Maqedoni

Kuvendi i Maqedonisë sot në fillim të seancës së 18-të konstatoi dorëheqjet e deputetëve të cilët në rrethin e parë të zgjedhjeve lokale, fituan në zgjedhjet lokale.

Petre Shilegov, Maksim Dimitrievski, Stefan Bogoev, Sasho Pockov, Kosta Janevski nuk do të jenë më deputetë, pasi sot iu ndërpre mandati, për shkak të zgjedhjes së tyre si kryetarë komunash.

Posti i deputetit iu ndërpre edhe Bardhyl Dautit nga PDSH dhe Zeqirija Ibrahimit nga Lëvizja Besa, pasi të njëjtë dorëzuan dorëheqje gjatë fushatës parazgjedhore, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Kuvendi do të vazhdojë me punë rreth orës 13:00, pasi të merr njoftim nga KSHZ kush do t’i zëvendësojë të njëjtit./Telegrafi/

 

Exit mobile version