Telegrafi

Ndërpritet linja e fluturimit më të shkurtër në botë

Fluturimi më i shkurtër në botë prej tetë minutave ndërmjet Gjermanisë dhe Zvicrës është hequr, njoftuan zyrtarët.

Kjo linjë e fluturimeve, e cila bartte udhëtarët mbi liqenin Constance në fluturimin ndërmjet Altenrhein në Zvicër dhe Friedrichshafen në jug të Gjermanisë, ishte vendosur në nëntor të vitit të kaluar, transmeton KosovaPress.

Claus-Dieter Wehr, drejtor ekzekutiv i aeroportit në Friedrichshafen, tha se kompania ajrore vjeneze “People’s Viennaline” do të shuajë linjën më 14 prill, për shkak të kërkesave të ulëta.

Ndryshe, mbrojtësit e mjedisit kishin kritikuar fluturimet në këtë linjë duke i quajtur të pakuptimta për shkak të ndotjes së ajrit.