Performanca e Lil Wayne në Festivalin A3C në Atlanta është ndërprerë, pasi që dikush nga publiku ka thënë se ka dëgjuar gjuajtje me armë.
Kjo gjë ka nxitur panik te të pranishmit, të cilët janë përpjekur që të largohen nga hapësira ku është mbajtur koncerti – bën të ditur The Guardian.
https://www.youtube.com/watch?v=bcDkQT7N9Ug
Nga paniku i krijuar janë lënduar 12 njerëz, disa janë lënduar nga përplasja me njëri-tjetrit, kurse të tjerët duke i kaluar gardhet.
Në njoftimin e policisë së Atlantas thuhet se nuk është gjetur asnjë armë në vendin e ngjarjes.
Lil Wayne, koncerti i të cilit u ndërpre kah fundi, ka thënë se shpreson që të gjithë janë në gjendje të mirë shëndetësore.
Ndryshe, albumi i tij, “Tha Carter V”, është në vend të parë në top-listat muzikore amerikane.
https://youtu.be/qk4ionKGeeE
Wayne është bërë vetëm artisti i dytë që debuton me katër këngë njëkohësisht në 10 vendet e para dhe në këtë mënyrë e ka barazuar rekordin e Drake, i cili e arriti këtë me katër këngë nga albumi “Scorpion”. /Telegrafi/