Për shkak të një aksidentit në komunikacion, ndërpritet rruga rajonale Strumicë-Novo Sellë, me përjashtim të fshatrave Dabile dhe Bosilovë, informojnë nga Lidhja Auto-Moto e Maqedonisë.
Nga atje raportojnë se trafiku është ndërprerë në orën 19:40.
Nga LAMM shtojnë se komunikacioni në rrugët shtetërore po zhvillohet në rrugë të thata, me intensitet të ulët jashtë mjediseve të qytetit. Në vendkalimet kufitare nuk ka ndalesa më të gjata për hyrjen dhe daljen nga vendi. /Telegrafi/