Ministria e Drejtësisë, përkatësisht Shërbimi Korrektues i Kosovës, njofton opinionin se të gjithë të burgosurit në Qendrën e Paraburgimit në Prizren, kanë ndërprerë grevën e urisë dhe kanë marr ushqimin si çdo herë.
Sipas njoftimit nga kjo Ministri gjendja aktuale brenda kësaj Qendre të Paraburgimit është stabile dhe të paraburgosurit janë në gjendje të mirë.
Rreth 20 të burgosur kishin hyrë në grevë urie në Burgun e Prizrenit duke shprehur pakënaqësinë e tyre me suspendimin e drejtorit dhe tre oficerëve korrektues në këtë Qendër të Paraburgimit në Prizren./Telegrafi/