Telegrafi

Ndërpritet greva e urisë në burgun e Mitrovicës

Foto: Arkiv/Ilustrim

Të burgosurit në Qendrën e Paraburgimit në Mitrovicë, pas katër ditëve i kanë dhënë fund grevës së urisë.

Për pezullimin e kësaj greve ka njoftuar kreu i Iniciativës Qytetare Serbe SPD, Oliver Ivanoviq.

“Pas bisedimeve me drejtorin e Shërbimit Korrektues të Kosovës, përfaqësues të Avokatit të Popullit dhe drejtorit të Qendrës së Paraburgimit në Mitrovicë vendosëm në pezullimin e kësaj greve”, ka thënë Ivanoviq.

Të burgosurit nga e shtuna ishin në grevë për shkak të frikës se mund të transferoheshin në disa nga burgjet e Kosovës, transmeton “Lajmi.net”.

Në burgun e Podujevës nuk ndodhet asnjë serb dhe katër serbët e transferuar ishin të parët e këtij nacionaliteti.