Telegrafi

Ndërpritet greva e kirurgëve në Spitalin Rajonal të Mitrovicës

Foto: Ilustrim/Arkiv

Javë më parë Kolegjiumet profesionale të kirurgëve të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës kanë hyrë në grevë, me të vetmen kërkesë, për  rritjen e pagave në nivel të gjyqtarëve dhe prokurorëve.

Kësaj greve fillimisht janë përgjigjur edhe kirurgët e Spitalit Rajonal të Mitrovicës, mirëpo në mënyrë që qytetarët mos të hasin në vështirësi për t’i trajtuar sëmundjet e tyre ata orë më parë morën vendim që ta ndërprenë këtë grevë.

Kështu bëhet e ditur në një njoftim të komunës së Mitrovicës.

Kryetari i kësaj komune, Agim Bahtiri tha se është mirënjohës për këtë hap madhështor nga ana e tyre, ku i falënderoj kirurgët e Spitalit Rajonal të Mitrovicës.

Ai shtoj se është me të vërtet për tu vlerësuar kur dihet fakti që edhe përkundër kërkesave të tyre, ata vendosën për të vazhduar punën e tyre duke ju dalë në ndihmë qytetarëve mitrovicas. /Telegrafi/