Gazetarët e ”Utrinski Vesnik”, ”Vest” dhe ”Dnevnik” i kanë dhënë fund sot grevës së tyre disajavore pasi që sot është paguar rroga e tyre e janarit, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Media Print Maqedonia që është pronare e këtyre gazetave e ka plotësuar sot kërkesën e tyre, prandaj sindikati vlerëson se tashmë nuk ka nevojë për të vazhduar më tej me grevën.
Përndryshe, gjatë grevës gazetarët kërkuan që t’u paguhen rrogat në mënyrë të rregullt./Telegrafi/