Autobusët e linjës Prizren-Prishtinë kanë ndërprerë grevën që kishte filluar dje.
Deri tek ndërprerja e grevës ka ardhur pas një takimi që përfaqësues të Ministrisë së Infrastrukturës kanë pasur me kryetarin e shoqatës së transportuesve rrugor të Kosovës Ruzhdi Kurtishi.
“Ministria e infrastrukturës, gjegjësisht departamenti i transportit rrugor në bashkëpunim me operatorë, shoqatat dhe të tjera palë relevante, në afat sa më urgjent do t’i trajtojnë dhe zgjidhin të gjitha problemet që i kanë transportuesit”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Infrastrukturës. /Telegrafi/