Site icon Telegrafi

​Ndërpritet furnizimi me ujë të pijshëm në Fushë Kosovë dhe lagjen Kalabria në Prishtinë

Kompania Rajonale Ujësjellësit “Prishtina”, ka njoftuar konsumatorët e Fushë Kosovës dhe lagjes “Kalabria” në Prishtinë, se për shkak të disa problemeve teknike do të ndërpritet furnizimi me ujë të pijshëm.

KRU “Prishtina”, thekson se ndërprerja e furnizimit me ujë do të jetë nga ora 22:00 deri në orën 05:00 të mëngjesit, transmeton Telegrafi.

“Të nderuar konsumatorë të Fushë Kosovës dhe lagjes ” Kalabria” në Prishtinë, për shkak të disa problemeve teknike që janë shfaqë në rezervuarin e Shkabajve, jemi të detyruar të ndërprejmë furnizimin me ujë të pijshëm tash në orën 22:00 deri në orën 05:00 të mëngjesit.Realisht reduktimet e planifikuara janë nga ora 00:00 deri në 05:00 çdo ditë, por sonte do e ndërprejmë 2 orë më herët”, thuhet në njoftim.

KRU “Prishtina”, kërkon mirëkuptim nga konsumatorët deri në rregullimin e problemit në rezervuar. /Telegrafi/

Exit mobile version