Site icon Telegrafi

Ndërpritet finalja e Superkupës së Kosovës në basketboll, gjyqtarët dërgojnë dy skuadrat në zhveshtore

Është ndërprerë finalja e Superkupës së Kosovës në basketboll mes KB Trepçës dhe KB Pejës.

Teksa kishte mbetur vetëm një minutë pa mbaruar pjesa e parë gjyqtarët e takimit urdhëruan dy taborët që të largohen në drejtim të zhveshtoreve ndërkohë deri në atë moment të takimit rezultati ishte 37-32 në favor të ekipit mitrovicas.

Përkundër vërejtjeve të gjyqtarëve në drejtim të tifozëve, fyerjet mes dy tifozërive vazhduan madje u hodhën edhe gjësende në parket.

Tani pritet që të bëhet largimi i dy tifozërive nga palestra në Suharekë./Telegrafi/

 

Exit mobile version