Site icon Telegrafi

Ndërpriteni duhanin dhe zbukurojeni lëkurën tuaj!

Ja disa nga mënyra se si ndërprerja e duhanit ndikon që ju të jeni më të bukur!

Do të keni lëkurë më të fortë
Konsumimi i duhanit e shkatërron kolagjenin dhe elasticitetin e lëkurës, që janë të domosdoshme për ruajtjen e fortësisë së lëkurës.

Do t’i pakësoni skuqjet në lëkurë
Konsumi i duhanit nxit infeksionet në lëkurë, të cilat më pas krijojnë radikalë të lirë dhe i dëmtojnë enët e gjakut. E njëjta vlen edhe për duhanxhinjtë pasivë. Nëse ndaloni së konsumuari duhanin, dëmi mund të përmirësohet.

Pakësohen qeskat nën sy
Edhe më tutje nuk ekziston një ilaç, i cili mund ta bëjë çudinë te qes kat e errëta nën sy. Mirëpo, një gjë dihet – duhani e përkeqëson problemin. Pas ndërprerjes së konsumimit të duhanit, qeskat nuk lanë edhe aq të dukshme, ndërsa që edhe sytë duken më të freskët. Në fakt, helmet e tymit të cigares e dëmtojnë indin e ndjeshëm që gjendet përreth syve.

Do të keni ten më të pastër
Sa më shumë që një femër thith duhan, aq më e vjetër do të duket. Do të ketë më shumë rrudha, të cilat do të jenë më të thella dhe më të dukshme, lëkurë dhe ten të paekuilibruar dhe lëkurë pa gjallëri.

Do të keni dhëmbë dhe thonj më të bardhë
Si pasojë e konsumit të duhanit dhëmbët marrin nuanca të verdha. Konsumi i tij po ashtu shkakton aromë jo të mirë, si dhe lë njolla në thonj. E gjithë kjo mund të parandalohet nëse hiqni dorë nga duhani.

Do të keni më shumë vetëbesim
Ndërprerja e duhanit, jo vetëm se do ta rregullojë dhe përmirësojë tenin tuaj, flokët dhe dhëmbët, por do ta përmirësojë gjendjen tuaj të përgjithshme. Sipas studimeve, sa më shumë që femrat konsumojnë duhan, aq mendim më negativ kanë për vetën e tyre.
/Telegrafi/
 

Exit mobile version