Zëdhënësja e SHA ELEM, Jasminka Anevska ka deklaruar për Alsat-M se punimet në ski-liftin në Kodrën e Diellit janë ndërprerë me vendim të Ministrisë së Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Sipas saj, shkaku i kësaj ndalese është mungesa e dokumentacionit të duhur për projektin në fjalë. Anevska sqaron se janë në kontakt me ministrinë në fjal për të siguruar lejen e duhur për ndërtim.
SHA ELEM nuk e ka komentuar ofertën e disa afaristëve që kanë ofruar ndihmë materiale për përfundimin e projektit. Ata heshtin edhe për dëmtimin e disa korsive për skijim, por premtojnë se do të ketë riorganizim të vendeve të punës./Telegrafi/