Site icon Telegrafi

Ndërpriten operacionet e kërkim-shpëtimit për pak minuta, pasi tërmeti tjetër goditi Thumanë para pak çastesh

Pak minuta më parë është ndjerë një tjetër tërmet në Thumanë dhe kjo ka bërë që për pak minuta të ndërpritet edhe operacioni i kërkim-shpëtimit.

Portali BalkanWeb dha detaje për këtë situatë trishtuese, ku paniku dhe frika vijojnë të jenë prezente gjatë gjithë kohës.

“Ka pasur një termet të fortë çka ka bërë që disa punonjës të largohen nga pjesa e pallatit që rrezikohet të shembet. Nga njëra anë eskavatorët po punojnë për të nxjerrë banorë nga rrënojat”, tha gazatari.

Pra deri më tani numri i të vdekurve ka mbërritur në 20 persona, ndërsa 600 kanë mbetur të plagosur si pasojë e lëkundjeve të forta sizmike.

Exit mobile version