Qeveria shqiptare ka njoftuar sot se ka vendosur të ngrijë marrëdhëniet diplomatike me Iranin, pasi qëndron pas sulmit kibernetik të ndodhur pak javë më parë në Shqipëri.
Kryeministri Edi Rama kërkoi që stafi diplomatik i ambasadës së Republikës Islamike të Iranit të largohet brenda 24 orëve nga vendi ynë.
Sulmet e parandaluar nga Irani:
Sulmi i 4 viteve më parë
Nuk është hera e parë që në Shqipëri ka një sulm të organizuar nga Irani. Në mars të vitit 2018 u parandalua një sulm nga kryegjyshates botërore në ditën e Sulltan Nevruzit. Disa persona me shtetësi iraniane të maskuar nën petkun e gazetarëve kishin organizuar një sulm terrorit por qe u parandalua.
Ditën e ngjarjes antiterrori shqiptar ndaloi 2 iranianë të cilët u prezantuan si gazetarë por më pas u liruan dhe larguan nga territori shqiptar. Për këtë ngjarje në Shqipëri u dëbuan edhe 2 diplomatë iranianë.
Anulimi i “Samitit Botëror të Iranit të Lirë” në Manzë
Samiti Botëror i Iranit të Lirë i planifikuar për t’u mbajtur më 23 dhe 24 korrik në kampin Ashraf 3 në Manëz të Durrësit, u shty deri në një njoftim të dytë.
Vendimi erdhi pas rekomandimeve të qeverisë shqiptare dhe reagimit të ambasadës amerikane se nga irani ishte planifikuar një sulm terrorist.
Anëtarët e MEK kanë qenë në vëmendjen e regjimit iranian liderët e të cilit, e kanë përmendur Shqipërinë si strehuese të terroristëve. /Euronews Albania/