Site icon Telegrafi

Ndërpreu shkollimin për shkak të problemeve familjare, emisioni “Metamorofza” befason me bursë Shkëndijën nga Peja

Pamje nga episodi i 39-të i emisionit "Metamorfoza" (Foto: YouTube)

Ka ardhur për shikuesit e përjavshëm edhe episodi i 39-të i emisionit “Metamorofza”.

Mysafire kësaj radhe në këtë emision ka qenë Shkëndija, vajza 23-vjeçare nga qyteti i Pejës.

Ajo ishte shumë e pakënaqur me dukjen e saj, teksa në fillim të emisionit tregoi se propozimin për tu paraqitur te Metamorfoza” e mori nga familjarët e saj, dhe në momentin që emisioni pranoi kërkesën e saj, ajo u lumturua shumë.

Shkëndija nga Peja u bë protagoniste e episodit të 39-të të emisionit “Metamorfoza” nga Suzana (Foto: YouTube)

Shkëndija nisi transformimin e saj në një klinikë dhëmbësh në Pejë, ku bëri rregullimin e saj të shumë dëshiruar në dhëmbë, ndërsa u pajis edhe me shumë këshilla nga dentisti.

Më pas, erdhi radha e vizitës te dermatologu, ku tashmë 23-vjeçarja do të bënte ndryshimet në lëkurë, për të eliminuar deformimet që kishte.

Momente gjatë vizitës në klinikën dentare (Foto: YouTube)

Pasi ia doli edhe me lëkurën, mysafirja së bashku me moderatoren e emisionit, Suzana Mushkolajn, u drejtuan drejt një prej butikëve më të njohur në Prishtinë, për të përzgjedhur veshje dhe për të marrë këshilla mbi modën.

Dora e fundit i takoi Studio Sellmës në Prishtinë, vajzat të cilat realizuan një grim perfekt në fytyrën e Shkëndijës.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet rreth emisionit 'Metamorfoza'

Në momentin final, 23-vjeçarja nga Peja kishte ngelur tashmë e befasuar me dukjen e saj, pas ndryshimit drastik të arritur falë përkushtimit nga stafi i emisionit “Metamorfoza”.

Befasia më e bukur përgjatë gjithë emisionit ishte momenti kur asaj iu dhurua një bursë shkollimi, pasi për shkak të probleme në familje shkollën e kishte ndërprerë kur ishte në klasën e 10-të. Tani falë “Euro School”, ajo do të ketë një mundësi të dytë për shkollim. /Telegrafi/

Exit mobile version