Gjatë një ceremoni hapëse në Chengdu të Kinës, ka pasur më shumë thyerje xhamash, se sa prerje shiritash.
Në momentin kur shefi i një byroje për hulumtime po fliste para të pranishmeve, një kalimtar i ngathtë është përplasur për panelin e xhamit, transmeton Telegrafi.
Goditja ishte aq e fortë, sa që ai ra për toke bashkë me derë, duke e thyer atë në grimca të vogla.
Derisa njëri që ndodhej prani u afrua t’i ndihmonte, ai po ngrihej ngadalë, ndërsa dukej sikur ende nuk po besonte se çfarë po ndodhte.
Mësohet se ai nuk ka pasuar ndonjë lëndim, ndërsa në derë u montua një tjetër xham. /Telegrafi/