Disa dalje në rajonin e Gjakovës dhe Pejës, janë jashtë funksionit pas reshjeve të borës dhe erërave, duke bërë kështu që në këto dy rajone të ketë ndërprerje të energjisë elektrike.
Në njoftim thuhet se paralajmërimet e djeshme për përkeqësim të motit përgjatë natës dhe ditës së sotme, kanë mobilizuar ekipet e KEDS-it, kryesisht në zonat më të afektuara në rajonin e Gjakovës dhe Pejës.
“Në rajonet e afektuara nga reshjet e borës dhe erërat e forta, disa dalje janë jashtë funksionit. KEDS ka angazhuar ekipe shtesë me qëllim të rikthimit në funksion të tyre. KEDS informon të gjithë konsumatorët e afektuar se po punohet intensivisht deri në rikthimin në funksion të energjisë elektrike tek të gjithë konsumatorët, për çka kërkon mirëkuptimin e tyre”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/