App Store, Apple Music, iCloud dhe shërbime të tjera të Apple regjistruan një ndërprerje të mërkurën.
Shërbimi i lojërave Apple Arcade, Apple TV +, shërbimet e lidhura me iCloud si Calendar, Contacts, Bacup dhe Mail gjithashtu u prekën, transmeton Telegrafi.
Sa përdorues janë prekur është e paqartë. Kishte informacione kontradiktore nga Apple. Sipas Apple Status Page, mosfunksionimet duhet të ishin zgjidhur deri më tani.
Apple nuk është kompania e vetme e teknologjisë që lufton me ndërprerjet këto ditë. Natën e së martës, kompania e programeve Microsoft regjistroi ndërprerje në shërbimet e saj cloud në të gjithë botën.
Shërbimet cloud të Google gjithashtu kishin probleme javën e kaluar. /Telegrafi/