Telegrafi

Ndërprerje e shkurtë e trafikut në rrugën Kërçovë-Ohër

Në rrugën magjistrale А-2 Kërçovë-Ohër tek fshati Vrbjan, gjatë ditës së nesërme do të ketë një ndërprerje të shkurtë të trafikut, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Për shkak të punimeve në rrugë, respektivisht minimit të një pjese të rrugës, nesër trafiku do të ndërpritet në kohëzgjatje prej 10 deri 15 minuta në ora 14:00 dhe në ora 16:00, njoftojnë nga Lidhja Auto-moto e Maqedonisë./Telegraf/