KEDS-i ka njoftuar se gjatë ditës së mërkure në Drenas do të ketë ndërprerje emergjente të energjisë.
Reduktimet do të ketë në daljen Shtrobullova prej orës 11:00-11:15 dhe prej orës 14:00-14:15.
Gjatë kohës sa do të zgjasin punimet pa furnizim me energji elektrike do të mbesin: Shtrubullova, Krajkova, Domaneku, Baica, Tërdevci dhe Obria.
Sipas kumtesës dërguar mediave, arsyeja e ndërprerjes është ndërtimi i ormanit 0.4 kV.-ndërprerje emergjente. /Telegrafi/