Komunikacioni në autostradën Tetovë – Gostivar, në daljen nga fshati Kamjan nga ora 18:30 është në ndërprerje për shkak të aksidentit të komunikacionit, lajmëroi Lidhja Auto-Moto e Maqedonisë.
LAMM shton se nga ora 17:30 në rrugën rajonale Shtip – Negotinë, saktësisht mbi fshatin Leskovicë, komunikacioni është në ndërprerje për shkak të djegies së një automjeti./Telegrafi/