Telegrafi

Ndërprerja që goditi faqet si Amazon, The Guardian dhe New York Times thuhet se u shkaktua për shkak të një defekti në program

Një ndërprerje e madhe e internetit që goditi shumë faqe të profilit të lartë të martën thuhet se ishte shkaktuar si rrjedhojë e një defekti në program.

Sipas BBC, përcjell Telegrafi, Fastly, ofruesi i shërbimeve që është përgjegjës për çështjet, tha se defekti ishte shkaktuar kur një nga klientët e saj kishte ndryshuar cilësimet e tyre, apo ‘settings’.

Ndërprerja ka ngritur pikëpyetje në lidhje me mbështetjen në një pjesë të vogël të kompanive për të drejtuar infrastrukturën e gjerë që mbështet internetin.

Kompania Fastly, kërkoi falje dhe tha se problemi duhej të ishte parashikuar.

Ndërprerja, e cila zgjati rreth një orë, goditi disa uebfaqe të njohura sikurse Amazon, Reddit, Guardian dhe New York Times.

“Kjo ndërprerje ishte e gjerë dhe e rëndë – dhe na vjen me të vërtet keq për ndikimin tek klientët tanë dhe të gjithë ata që mbështeten tek ata”, thuhej në deklaratë. /Telegrafi/