Telegrafi

Ndërprerja e gazit rus fillon të ndjehet

Ajo tha se furnizimi ishte ulur me 1/3 dhe se kjo do të prekte Evropën brenda orësh. Menjëherë pas këtij njoftimi, autoritetet bullgare thanë se të gjitha furnizimet ruse për Bullgarinë, Turqinë, Greqinë dhe Maqedoninë janë pezulluar gjatë natës.Ministri bullgar i ekonomisë e përshkroi situatën si krizë.

Gjigandi rus i energjisë Gazprom tha se do të ulte sasinë e gazit që furnizon nëpërmjet tubacioneve ukrainase.

Ulja korrespondon me sasinë e gazit që sipas Rusisë, Ukraina i ka vjedhur Moskës që kur kjo e fundit ndërpreu furnizimet.

Gazprom duket i vendosur që të shoqërojë fjalët e ashpra me vepra. E kjo luftë fjalësh dhe akuzash për ditë të tëra duket se po ngacmonë edhe nervat e klientëve në Evropën perëndimore.

Kjo filloi si mosmarrëveshje rreth çmimeve dhe kontratës, megjithëse vëzhguesit që shohin arsyet e vërteta si politike do të kenë vënë re se ishte kryeministri rus, Vladimir Putin, që doli në TV duke sanksionuar vendimin e Gazpromit për të ulur furnizimet. bbc/